Lajme
Një 26-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat pas 201 orësh
Demokracia
13:49 | 14 Shkurt 2023

Share:

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Hataj të Turqisë, 201 orë pas tërmetit të fuqishëm të së hënës së kaluar.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar nën rrënojat e tërmetit, shkruan Al Jazeera.

Deri tani nga tërmeti i javës së kaluar që goditi Turqinë e Sirinë kanë vdekur mbi 37 mijë njerëz.

 

Të ngjashme