Lajme
Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure
Demokracia
12:54 | 05 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj”, tha Borovci.

Ai tha më tej se aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit.​​/Demokracia.com/

Të ngjashme