Lajme
Një 19-vjeçar nga Lipjani gjendet i vdekur në një garazh
Demokracia
23:00 | 05 Qershor 2022

Share:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.

Rastin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci. /Demokracia.com/ ​​

Të ngjashme