Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur rreth takimit që do të mbahet nesër në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq.
Nitaj ka thënë se pret nga Kurti që mos të eksperimentoj dhe të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel.
Nitaj tutje ka thënë asnjëherë nuk ka pas momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen.
Sipas Nitaj nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë karastrofike për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Palëve u është dhënë propozimi franko-gjerman me vërejtjen se ai nuk mund të ndryshohet, për të cilin pjesa dërrmuese e spektrit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe Qeverinë, kanë deklaruar se kjo paraqet njohje faktike të Kosovës.
Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman!
Asnjëherë nuk ka pasur momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen.
Nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë katastrofike për Kosovën.
Shpresoj që kryeministri Kurti nuk do të gabojë këtë herë!