Lajme
Nitaj: AAK do të jetë opozitë konstruktive
Demokracia
16:21 | 15 Mars 2021

Share:

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka folur pas mbledhjes së kësaj partie. Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të jetë opozitë konstruktive.

Muharrem Nitaj pas mbledhjes së AAK-së ka thënë se kjo parti do të qëndrojë opozitë konstruktive, shkruan Demokracia.com.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet që të jetë opozitë konstruktive në tema nacionale. Besojmë që do të jemi konstruktiv në funksion si në parlament, qoftë në selinë e AAK-së”, është shprehur Nitaj

Nitaj ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit duke thënë se kjo çështje i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“I takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta gjejë formulën për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit”./Demokracia.com/

Të ngjashme