Lajme
Nita Luci pritet ta përfaqësojë në Norvegji flamurin që i dukej “palidhje”
Demokracia
10:14 | 25 Prill 2022

Share:

Nita Luci, e cila është propozuar për Ambasadore të Kosovës në Norvegji dikur tallej me Flamurin e Kosovës.

Luci, e cila pritet që së shpejti ta përfaqësojë flamurin dhe shtetin e Kosovës në Norvegji ishte pajtuar me konstatimin e një mikeshës së saj që e kishte quajtur flamurin e Kosovës “palidhje”.

Dhe ky përshkrim nuk është shumë i vjetër, shkruan Demokracia.com.

Vetëm një vit pas, ajo po synon ta përfaqësojë flamurin “palidhje” dhe shtetin e Kosovës në Norvegji.

Madje, ajo ishte pajtuar me mikeshën e saj që t’ia “shkruajë” edhe tekstin e himnit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ky është teksti i himnit me të cilin është pajtuar edhe ambasadorja e ardhshme:

Rreth flamurit palidhje jemi bashkue
Me u betue për liri
Morali fisit t’farës ka me mbarue
Yjt për hava po na sjellin ‘drejtësi’
Trupat tanë armë lufte nuk do t’jenë
As fushbetetja për atëdhenë
Veni ynë, e të vërtetat heroike
U sjell grave drejtësi fallocentrike.

Në shkurt të këtij viti, ministrja Donika Gërvalla- Shwarz e kishte shkarkuar ish-ambasadorin Uliks Emra.

Ai përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se vendimi për largimin e tij nga pozita e ambasadorit ka qenë i papritur dhe i paargumentuar.

“Konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARRIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti”, kishte shkruar Emra.

Uliks Emra kishte shtuar se ndjehet krenar dhe i nderuar që është pjesë e historisë, duke qenë ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji./ Demorkacia.com/

Të ngjashme