COVID-19KosovaSot:0Të gjitha:272,214|Bota 650,702,814
Auto&Tech
Nissan Frontier 2023 merr paketën e Edition Midnight
Demokracia
19:56 | 30 Shtator 2022

Share:

Nissan i dha një rifreskim të plotë kamionçinës Frontier për modelin e vitit 2022. Kamionçina ka qenë në linjë për mbi 15 vite, por përditësimi e vendosi kamionçinën në pozitë të barabartë me rivalët e saj.

Kur të arrijë Frontier 2023, do të ketë një çmim më të shtrenjtë se më parë, duke filluar nga 31,305 euro, ndërsa Frontier 2022 kishte çmim fillestar prej 30,791 eurove.

Diçka e re për modelin e vitit 2023 është paketa Midnight Edition. Nissan do ta vejë në dispozicion për modelet SV Crew Cab, me paketën e cila do të shtojë rrota aliazhi të lyer me ngjyrë të zezë, pasqyre të jashtme të zeza, distinktivë të zinj të jashtëm dhe një parakolp dhe grilë gjithashtu të zeza, shkruan Motor 1, transmeton Telegrafi.

Kamionçina gjithashtu morri drita LED të mjegullës, fenerët e përparmë dhe dritat e pasme.

Brenda ka theksime të zeza dhe pjesën kryesore gjithashtu të ngjyrosur me të zezë. Këto të fundit kushtojnë me një çmim ekstra prej 1,838 eurove.

SV Crew Cab Frontiers në konfigurimin e bazës të gjatë të rrotave do të paraqesë paketën e komoditetit SV si një pajisje standarde.

Kjo paketë e shton edhe timonin me ngrohje, një shtresë të spërkatur të rimorkios, dhe sediljet e përparme të cilat gjithashtu ofrojnë ngrohje.

Modelet Frontier Pro-X dje Pro-4X marrin Apple CarPlay pa kabllo, përderisa Nissan e përditësoi paketën Pro Premium për të ndërruar qepjet e brendshme me të Kuqe Lava.

Nissan Frontier 2023 veçse ka dalë në shitje. Ngritja e vogël e çmimit është paksa irrituese, por Nissan nuk është prodhuesi i vetëm i veturave që ndryshojnë çmimet për çdo vit.

Të ngjashme