Lajme
NISMA nuk përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë parti politike
Demokracia
11:34 | 26 Janar 2021

Share:

Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, ka thënë se Nisma Socialdemokrate mund të bëjë koalicion me secilën parti që ka interes të mbrojë vendin.

Në një deklaratë për Euronews Albania, ajo ka thënë se deri më tani kanë diskutuar vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës, përcjell Demokracia.com

“Do të jemi partnerë me secilin që ka interes të mbrojë vendin”, tha Halimaj.

Ajo ka shtuar se “Secili subjekt politik që hyn në zgjedhje do të këtë program dhe ju garantoj që programi i secilit subjekt politik edhe në Kosovë, do të jetë i njëjtë për shkak të buxhetit që ekziston. Ne nuk mund të bëjnë program me miliarda se aq e kemi buxhetin”.

“Nuk kemi qenë bashkë për t’u ndarë. Nuk kemi pasur as nuk kemi diskutuar për një koalicion me AAK, por vetëm me PDK-në”, tha ajo më tej./Demokracia.com

 

Të ngjashme