Nisma Evropian për Stabilitet (ESI), ka përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
ESI përmes një publikimi të titulluar “Sërish 47? Rusia jashtë, Kosova brenda”, iu bëri thirrje sot ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtarë të Këshillit të Evropës, që të pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta dërgojnë atë në Asamblenë Parlamentare (PACE).
Po ashtu janë edhe drejtuesit ESI, Gerald Knaus dhe Kristof Bender, të cilët kanë kërkuar që vendimi të merret në takimin e Torinos në Itali, që pritet të mbahet më 20 maj, transmeton lajmi.net.
Dërgimi i Kosovës në PACE bëhet me dy të tretat e votave, që i bie 31 nga 46 vende anëtare të KiE. Kjo derisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën.
Si e tillë, përmendet edhe Italia që tani është edhe kryesuese e Komitetit të Ministrave.
ESI vlerëson se Kosova, pavarësia e së cilës u konfirmua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është rrëfimi i kundërt i Rusisë që së fundi u përjashtua nga KiE.