Lajme
Nisja e procesit mësimor, disa shkolla pa tekste për klasat e 3-ta dhe 8-ta
Demokracia
17:00 | 07 Shtator 2021

Share:

Gjersa procesi mësimor pritet të fillojë me dy javë vones, disa shkolla në vendin tonë kanë mungesë të disa teksteve shkollore. Demokracia.com ka mësuar se ka mungesë të teksteve shkollore për klasat e 3-ta dhe të 8-ta. Dhe e gjithë kjo sepse Ministria e Arsimit është vonë me shtypjen e këtyre teksteve në shtëpitë botuese.

Një gjë e tillë është konfirmuar për Demokracia.com edhe nga komuna e Prishtinës. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen këto tekste në shkolla.

‘’MASHT ka marr numrin e nxënësve për klasën e 3-të dhe të 8-të dhe pritet të shpërndahen sipas kurikulës së re. Në javën e ardhshme ju dërgohen tekstet’’, thuhet në përgjigjen nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.

Nga kjo komunë thuhet se mungesa të teksteve nuk ka për klasat e tjera.

‘’Klasa e 1, 2, 4, 5 dhe 6-të  ju sjellën tekstet alternative ndërsa tekstet e vjetra sjellën për nxënësit e klasave 6, 7 dhe 9-të’’, thuhet në përgjigjen e DKA të Prishtinës për Demokracia.com

Gjithashtu sipas kësaj drejtorie janë në përfundim e sipër shpërndarjet e teksteve në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës.

Se ka mungesë të këtyre teksteve për klasën e 3-të dhe të 8-të thonë edhe nga Komuna e Obiliqit.

Drejtori i Arsimit të Komunës së Obiliqit, Rexhep Zeka për Demokracia.com thotë se nuk mund ta quajnë mungesë gjersa janë në furnizim e sipër.

‘’Nuk mund ta quajmë mungesë sepse jemi në procedurë të furnizimit, kemi informacione se Ministria e Arsimit për shkak të botimeve i ka vonua tekstet’’, shprehet Zeka për Demokracia.com

Ashtu si në Komunën e Prishtinës edhe nga Obiliqi janë dërguar të dhënat për numrin e nxënësve te MASHT-i të cilat do t’i dërgojnë tekstet sapo të botohen.

‘’Ne nga të gjitha komunat i kemi dorëzua të dhënat në MASHT, dhe sipas informacioneve brenda dy ditëve do të dërgohen në shtëpitë botuese dhe pastaj me fillua shpërndarja’’ , thotë Zeka.

Sipas Zekës ngecjet janë në proceduar pasi që MASHT-i ka filluar me vonesë botimin e teksteve mirëpo ai beson që brenda muajit do të furnizohen me tekste.

‘’Vetëm klasa 3 dhe 8 , të këto tjerat janë shpërnda, ndërsa 3 dhe 8 MASHT-i e ka filluar me vonesë dhe ka ngecje me proceduar mirëpo besojmë se brenda këtij muaji do të furnizohemi dhe i shpërndajmë në shkollat tona’’, përfundoi Zeka.

Ndërsa, lidhur me këtë problem, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se nuk ka informacion ashtu si Kryetari i Këshillit të Prindërve Ymret Reshiti.

‘’Nuk kemi informacione se mungojnë tekste për tu shpërndarë në shkolla’’, tha Jasharaj për Demokracia.com

Ndërsa Rashiti tha se pesë dite presin t’i pajisin shkollat me materiale shkollore.

‘’Nuk kemi informacione. Edhe pesë dite ndoshta i pajisin shkollat me materiale shkollore’’, u shpreh Reshiti.

Në anën tjetër Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një takim online sot me përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBASHK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë u shpreh se janë gati për të nis procesin mësimor më 13 shtator.

Dhe sipas njoftimit të MASHTI-it, Nagavci bëri të ditur se është rishikuar udhëzuesi dhe protokollet për mësim në situatë pandemie derisa shtoi se në vizitat që ka zhvilluar në shkolla është informuar se janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor./Demokracia.com/

Të ngjashme