Sport
Nisin punimet në fushën e stadiumit “Riza Lushta”, 89-shi falënderon FFK-në
Demokracia
17:13 | 25 Korrik 2022

Share:

Trepça ’89 ka njoftuar se kanë nisur punimet në fushën e stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Këto punime kanë të bëjnë me instalimin e ujitjes nëntokësore për fushën e stadiumit ku ata luajnë ndeshjet si vendas, shkruan Demokracia.com.

Me këtë rast, “Minatorët” kanë falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 falenderon Federatën e Futbollit e Kosovës për punën të cilën ka filluar ta bëjnë në Stadiumin “Riza Lushta” ku kanë filluar instalimin e ujitjës nëntokësore për fushë gjë e cila do e ndihmon mjaft shumë mirmbajtjën e fushës dhe do të lehtësoj punën e ekonomit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme