Lajme
Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”
Demokracia
10:43 | 19 Prill 2025

Share:

Nga sot, 19 prill, kanë nisur punimet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, çka do të çojë në mbylljen e njërit krah të rrugës.

Qarkullimi do të jetë i mbyllur deri më 27 prill. Sipas njoftimit të Komunës, njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” – nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar – do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.

Megjithatë, ditëve të javës qarkullimi do të jetë i mbyllur vetëm gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00. E, në fundjavë punime do të jenë gjatë gjithë ditës.

“Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative. Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme