Lajme
Nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerë 4 milionë euro në Skenderaj
Demokracia
16:46 | 13 Prill 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar të mërkurën propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në këtë komunë.

Ky investim, sipas Nurës do të kapë vlerën e 4 milionë eurove.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Nura ka shkruar se nuk do të ndalen së krijuar kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë. Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune. Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Sa më pak fjalë e më shumë punë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme