Lajme
Nisin inspektimet në një spital privat në Prishtinë që bëri ofertë zbritjeje për stentime të zemrës
Demokracia
16:25 | 30 Qershor 2023

Share:

Një spital privat në Prishtinë ka bërë një ofertë me zbritje për stentime të zemrës.

Sipas njoftimit të tyre, procedura e parë e stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro.

E në lidhje me këtë rast, Klan Kosova ka mësuar se Inspektorati Shëndetësor ka nisur inspektimet në këtë spital.

Për më tepër ky lloj promovimi dhe ofertimi për vendosjen e  stentatve të zemrës ka një afat të caktuar – oferta vlen deri më 1 shtator.

“Vetëm për një kohë të kufizuar, kostoja e procedurës së parë të stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro. Oferta vlen deri më 1 shtator”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Të ngjashme