Lajme
Veterani i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, “shkrihet” në foto me Kurtin
Demokracia
15:08 | 20 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti është fotografuar në avion në Vjenë të Austrisë. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, e ka publikuar foton ku kryeministri i Kosovës shihet duke qëndruar në ulësen e avionit, me një çantë përskaj tij.

“Kryeministri me shume se i gatshëm për takimin e Brukselit”, ka shkruar Kryeziu, i cili paraqitet edhe si analist.

Kurti do të takohet të hënën me Vuçiqin, në një përpjekje të ndërkombëtarëve për t’i nxitur ata të merren vesh për çështjen e targave të automjeteve.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, konfirmoi më herët gjatë ditës për zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Të ngjashme