Pas përfundimit të performancave nga ana e shteteve finaliste, ka nisur votimi për të zgjedhur fituesin e Eurovisionit 2022.
Ukraina dhe Britania e Madhe janë favoritet kryesore që të zgjidhen fitues këtë vit.
Finalja e Eurovizionit të 66-të filloi sonte në orën 21:00 në PalaOlimpico të Torinos.
Në mbrëmjen finale do të performojnë përfaqësues të 25 shteteve, si: Çekia, Rumania, Portugalia, Finlanda, Zvicra, Franca, Norvegjia, Armenia, Italia, Spanja, Holanda, Ukraina, Gjermania, Lituania, Azerbajxhani, Belgjika dhe Greqia. , Islanda, Moldavia, Suedia, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Serbia dhe Estonia.