Lajme
Nis vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, kjo është përpjekja e dhjetë
Demokracia
10:37 | 03 Maj 2025

Share:

Ka nis edhe tentativa e dhjetë për të konstituar Kuvendin, shkruan Gazeta Express.

Seanca që ishte paraparë për të filluar në orën 10:00, ka nisur me vonesë.

Ndryshe ngërçi në Kuvend është krijuar qe disa javë.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për të parën e Kuvendit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Partitë e tjera kanë kundërshtuar në vazhdimësi propozimin e VV-së, duke kërkuar që ajo të ndërrohet me ndonjë emër tjetër. /GazetaExpress

Të ngjashme