Lajme
Nis takimi mes Komunës dhe KRM “Pastrimit”
Demokracia
10:11 | 23 Maj 2025

Share:

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar edhe sot grevën e nisur një ditë më parë pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.

Sipas punëtorëve qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune.

Njëri nga protestuesit tha se ata janë të vendosur që të qëndrojnë në grevë para komunës, deri në ralizimin e kërkesave të tyre.

“Prej dje Jemi në grevë dhe do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve tona që janë publike. Po presim takim me përaqësuesit e komunës dhe se greva do të avzhdojë deri në plotësimin e kushteve”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërsa në këto momente ka filluar takimi në mes të zyrtarëve të komunës së Prishtinës dhe përfaqësuesve të kompanisë “Pastrimi”, ku do të diskutohen kërkesat e  punëtorëve të “Pastrimit”.

Të ngjashme