Lajme
Nis takimi i Osmanit me partitë politike, merr pjesë edhe kryeministri Kurti
Demokracia
14:57 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Filloi takimi i Presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahamti nga LDK, Vlora Çitaku prej PDK-së, si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk shkoi në takim te Osmani.

Drejtori për Informim i AAK-së, Lulzim Blaka tha për Demokracia.com se kjo parti që nga fillimi ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve në veri, pasi që sipas tij, nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre.

“Qëndrimi i AAK për zgjedhjet në veri, që nga fillimi kur është hapur kjo temë, ka qenë që ato të shtyhen, sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre.  Ky është qëndrimi jonë që e kemi bërë publik në shumë raste e deklarata, tash e sa kohë”, tha Blaka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot u shpreh i gatshëm të organizojë zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit të parapara të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor. Në mbledhjen e së shtunës, u certifikuan edhe 14 kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvend Komunal të Leposaviqit.

LEXO EDHE:

Zgjedhjet në veri| PDK dhe LDK marrin pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

AAK s’merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani për zgjedhjet në veri

Të ngjashme