Lajme
Nis takimi i Blinken me Osmanin dhe Kurtin
Demokracia
23:15 | 26 Korrik 2022

Share:

Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i përbashkët i Osmanit dhe Kurtit në Departamentin e Shtetit në Uashington D.C.

Sipas agjendës, takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.

Ndërkohë, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit. /RTK

Të ngjashme