Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ende nuk dihet në do të tejkalohet ngërçi i krijuar të martën lidhur me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Në nisje të seancës, kryesuesi Avni Dehari, iu kërkoi deputetëve të zgjedhur që të ulen nëpër vende për të parë sa është numri i deputetëve pjesëmarrës.
PDK, LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen zyrtare të Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë siç e kërkon ligji, ndërsa ata po insistojnë se dorëheqjen e kanë dhënë përmes një letre njoftuese që Kurti ia dërgoi Komisionit të martën. /Express/