Lajme
Nis seanca e radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
09:56 | 17 Prill 2023

Share:

Në Gjykatën Speciale ka nisur seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot, sikurse edhe javën e kaluar, do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.

Gjatë javës së kaluar, për tri ditë radhazi ka folur dëshmitarja e parë, por seancat e saj kanë qenë të mbyllura për publikun.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike, por gjykatësit në disa raste vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në privat, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

Të ngjashme