Ka nisur vazhdimi i seancës së 11-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sot pritet propozimi për kryetar të Kuvendit, derisa VV-ja vazhdon të insistojë që për këtë post është e denjë Albulena Haxhiu.
Por, Haxhiu ka dështuar gjashtë herë t’i marrë votat për t’u ulur në karrigen kryesore të organit legjislativ.
Tashmë po bëhen gati tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj.