Në Mitrovicë ka nisur punën Qendra e re Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Por çfarë e bën më të veçantë këtë qendre, ka treguar për “Orën Shtatë” Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.
“Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, dhe nuk e fshehim as gëzimin e as krenarinë. Ky projekt do të përmirësojë shumë shërbimet shëndetësore për qytetarët. Një qendër e tillë ka qenë shumë e nevojshme për qytetarët, ka qenë kërkesë e vazhdueshme jo vetëm e personelit shëndetësor, por edhe e vetë qytetarëve, sepse objekti i vjetër i QKMF-së ka qenë shumë i vjetër, por ka pasur edhe hapësira të ngushta sepse në të njëjtën ndërtesë kanë funksionuar edhe ambulancat specialistike si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, dhe ka pasur qasje mjaft të vështirësuar për qytetarët”, tha Shabani.
“Është shumë e qasshme për qytetarët”, thotë ndër të tjera Shabani për ndërtesën e re të QKMK-së.