Lajme
Nis procesi i dëgjimit të dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Demokracia
10:04 | 11 Prill 2023

Share:

Ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme nis dëgjimi i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Seanca të tilla pritet të ketë më 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Dëshmitarja e parë pritet ta zgjasë dëshminë për katër ditë.

Gjykatësi bëri me dije se pyetjet do të parashtrohen edhe nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme