Sport
Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Kosova e fillon me disa ndryshime
Demokracia
21:46 | 24 Mars 2021

Share:

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.

“Shpërthen” ndeshja në “Fadil Vokrri”, Arbër Zeneli shënon supergol dhe kalon Kosovën në epërsi

Pas 45 minutash, Kosova është në epërsi 1:0, me golin e bukur të shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 27-të.

Kosova e ka nisur pjesën e dytë me ndryshime, ku trajneri Challandes ka inkuadruar në lojë Paqaradën, Halimin dhe Vocën

Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com

 

Të ngjashme