Sport
Nis peticioni për ndërtimin e stadiumit të qytetit, ferizajasit hedhin nënshkrimet
Demokracia
18:07 | 18 Korrik 2022

Share:

Në qytetin e Ferizajt ka nisur ditën e sotme (e hënë) nënshkrimi i peticionit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Shumë qytetarë, përfshirë edhe futbollistët e klubit të Ferizajt kanë nënshkruar peticionin në qendër të qytetit, shkruan Demokracia.com.

“Ferizaj do stadium” – është motoja e klubit në kërkim të një stadium të ri.

Faqja zyrtare e klubit të Ferizajt ka ndarë disa pamje ku shihen qytetarë të shumtë duke nënshkruar peticionin.

Ferizaj në edicionin e ri bën gara në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshjet tash e disa sezone, Ferizaj i ka zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Më poshtë mund të shihni pamjet e qytetarëve dhe lojtarëve duke nënshkruar peticionin./Demokracia.com/

Të ngjashme