Sapo ka filluar ndeshja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.
Të parët me topin nga pika e bardhë e mesit të fushës kanë nisur futbollistët e Kosovës, raporton Demokracia.com.
“Dardanët” po paraqiten me fanella të bardha, krahas zviceranëve që po luajnë me fanellat tradicionale, të kuqe.
Kjo është ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve në fjalë.
Demokracia.com do ju mbajë të informuar për çdo ndryshim rezultati në këtë takim./Demokracia.com/