Para pak çasteve ka filluar ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.
Kjo përballje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Me topin të parët kanë filluar futbollistët e Kombëtares së Jordanisë të cilët po paraqiten me fanella të kuqe, krahas kundërshtarëve kosovarë që kanë të veshur fanellat me ngjyrë të zezë.
Ndonëse jo në numër të madh, atmosfera e krijuar nga “Dardanët” në stadium është fantastike.
Kujtojmë se kjo sfidë është e para për Kosovën që nga shkarkimi i Bernard Challandesit dhe njëherit e para nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha. /Demokracia.com