Sport
Nis ndeshja miqësore Kosovë – Armeni, numër i vogël i tifozëve
Demokracia
18:03 | 16 Nëntor 2022

Share:

Në një mot me shi në kryeqytet, ka nisur ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor.

“Dardanët” po ndeshen me Kombëtaren e Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Të parët me topin kanë nisur të besuarit e përzgjedhësit Alain Giresse. Kosova po paraqitet me fanellat e kaltërta.

Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.

“Dardanët” tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme