Sport
Nis ndeshja La Fiorita – Ballkani në San Marino
Demokracia
20:46 | 19 Korrik 2022

Share:

Para pak çastesh ka filluar ndeshja e parë ndërmjet La Fioritas dhe Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Sfida e parë e rrethit të dytë kualifikues po luhet në San Marino Stadium, shkruan Demokracia.com.

Të parët me topin kanë nisur të besuarit e kryetrajnerit, Ilir Daja.

Futbollistët e Ballkanit janë në fushë me fanellat e bardha, që i përdorin për ndeshjet si mysafir në edicionin e ri.

Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë një javë më vonë.

Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve në rrethin e parë kualifikues nga Zalgiris (3:1)./Demokracia.com/

Të ngjashme