Sport
Nis ndeshja finale e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës
Demokracia
16:00 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Para pak çastesh ka nisur ndeshja finale e Kampionatit Botëror “Katar 2022” ndërmjet Argjentinës dhe Francës.

Përballja e madhe po zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic”, raporton Demokracia.com.

Të parët me topin nga mesi i fushës kanë nisur futbollistët e Kombëtares së Francës.

Argjentina synon të triumfojë pas shumë e shumë vitesh në Botëror, teksa Franca kërkon mbrojtjen e trofeut.

Argjentina erdhi në finale pas fitores 3:0 kundër Kroacisë, ndërkaq Franca siguroi finalen e dytë rresht pas triumfit kundër Marokut 2:0./Demokracia.com/

Të ngjashme