Ka filluar ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e vlefshme për finalen e Superkupës së Kosovës në futboll.
Dy skuadrat “bardhekaltër” janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Me topin e parë kanë nisur futbollistët e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina.
Kjo ndeshje do të jetë e monitoruar nga video-asistenca e njohur si VAR, për herë të parë në një ndeshje zyrtare në futbollin kosovar. /Demokracia.com