Lajme
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të vendoset për seancën konstituive
Demokracia
09:28 | 16 Mars 2021

Share:

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet rreth përgatitjeve për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Siç është bërë e ditur, seanca konstituive për legjislaturën e re do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Kujtojmë se Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti dje gjatë ditës kanë takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Osmani dhe Kurti pritet gjatë javës t’i vazhdojnë takimet edhe partitë tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme