Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili ndërroi jetë të premten.
Kryesia pritet të shqyrtojë një mori pikash, mes tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
19. Votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,
7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
IV. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave