Lajme
Nis mbledhja e KQZ-së, shqyrtohet zëvendësimi i deputetëve të Listës Serbe
Demokracia
13:59 | 10 Nëntor 2022

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e rregullt të radhës.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të bisedohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ.

Ndërsa tema kryesore do të jetë shqyrtimi dhe miratimi e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

Po ashtu do të diskutohet edhe lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pikë e rendit të ditës është edhe raporti i Këshillave të KQZ-së. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme