Lajme
Nis Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”
Demokracia
17:56 | 26 Nëntor 2022

Share:

Në komunën e Skenderajt ka nisur Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili tha se festivali nisi nën tingujt e çiftelisë, sharkisë dhe zërin e ëmbël të rapsodëve dhe grupeve të folklorit nga katër anët e shqiptarisë.

Nura tha se kjo është “një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që për 17 vite radhazi, në nderim të festave kuq e zi të nëntorit, e vazhdon traditën e folklorit dhe bashkimit të rapsodëve nga mbarë trevat shqiptare”.

Ai u uroi mirëseardhje të gjithëve në qytetin e Skenderajt, si nikoqir I këtij festivali gjithëkombëtar.

Të ngjashme