Lajme
Nis ceremonia e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën
Demokracia
15:09 | 19 Prill 2023

Share:

Në Strasburg ka nisur ceremonia e nënshkrimit të ligjit të ri për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Parlamentit Europian, Janne Ojamo, i cili tha se pamjet do të publikohen më pas meqë nuk ka transmetim të drejtpërdrejtë.

Në këtë ceremoni po merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall.

Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Ky i fundit pas pak pritet të mbajë një konferencë për media.

Dje Parlamenti Europian, meqë s’ka pasë kundërshtime, ka miratuar pa votim liberalizimin i vizave për Kosovën.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Të ngjashme