Aventura e Antonio Conte-s te Tottenham ka nisur! Por, 45′ e para në stolin e Spurs nuk kanë qenë edhe fort të mira…
Ok, skuadra londineze ka shënuar 3 gola për 28 minuta (njëri ishte autogol) por më pas, në harkun e 7 minutave, mbrojtja ka futur ujë dhe ka pësuar dy gola nga Vitesse në Conference League, duke mbyllur pjesën e parë 3-2 dhe vënë gjithçka në diskutim!
Italiani është shfaqur i nervozuar në fund të pjesës së parë, teksa është kapur edhe në momente të caktuara duke ngritur duart dhe bërë me shenja…
Në rrjetet sociale, sakaq, pas ekzaltimit në minutat e para, kanë nisur kritikat e para për italianin dhe mbrojtjen e Spurs… /Demokracia.com