Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se korridoret humanitare për qytetet Mariupol dhe Volnovakha, janë hapur të shtunën në orën 10:00 sipas kohës lokale të Moskës.
Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe për këtë ka pajtueshmëri edhe me autoritetet ukrainase, tha Ministria e Mbrojtjes sipas mediave ruse.
Pak minuta më pas edhe Ukraina konfirmoi armëpushimin e përkohshëm në dy qytete.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko, njoftoi armëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) dhe shtoi se administrata e tij po punon për detajet e evakuimit.
Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.
Mbi 10 mijë ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i ofensivës në Ukrainë.
Kjo është bërë e ditur nga forcat e armatosura të Ukrainës në një përditësim të ri për humbjet e “armikut”, duke saktësuar se ndër të tjera, janë shkatërruar 39 avionë, 40 helikopterë, 269 tanke, 945 automjete të blinduara dhe 105 cop artileri.
Sipas Dmytro Ivanovyč Kuleba, ministri i Jashtëm ukrainas, Rusia ka zbatuar “taktika të tmerrshme” për të maksimizuar dëmet ndaj civilëve: “Bombardon zonat e banuara dhe infrastrukturat kritike, kërcënon centralet bërthamore”.
Ndërkohë, 66.224 burra janë kthyer nga jashtë për të luftuar pushtimin rus, thotë ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov: “Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm”, shkroi ai në Twitter.
Trupat po ruse përparojnë në termocentralin e dytë më të madh bërthamor të Ukrainës. Pas marrjes nën kontroll të uzinës në Zaporizhia, ushtria e Moskës po ecën përpara në disa fronte: sulmet në Kiev, Mariupol dhe qytete të tjera në Ukrainë vazhdojnë, shkruan Gazeta Si.
Ushtria dhe vullnetarët ukrainas përpiqen të rezistojnë, gërmojnë llogore, madje rekrutojnë civilë që zotërojnë dronë të vegjël, ndërsa ndihma e parë ushtarake e premtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa tashmë ka mbërritur.
Një raund i ri negociatash është planifikuar për në fundjavë. Kryeministri ukrainas Zalenskij në një video, pasi mohoi raportet për fluturimin e tij jashtë vendit, dënoi NATO-n për dështimin për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa vlerësojnë hipotezën e sanksioneve të reja. Në Itali ka nisur gjuetia për pasuritë e oligarkëve që mbështesin Putinin: operacioni i parë është sekuestrimi i jahtit të Alexei Mordashov.