Lajme
Nipi përdhunon gjyshen/ Flet djali i të moshuarës: E gjetëm të zhveshur, Saimiri i kishte bërë punët e veta
Demokracia
14:27 | 31 Janar 2021

Share:

Policia e Divjakës ka shoqëruar në komisariat një 36 vjeçar me emrin Sajmir Meçani.

Sipas informacioneve të marra 36-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka dhunuar të moshuarën 89-vjeçare nënën e njerkut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Grabjan ku në gjendje të dehur 36-vjeçari e ka dhunuar duke e goditur e më pas zhveshur 89-vjeçaren duke i shkaktuar hematoma të mëdha në fytyrë e trup.

Ka qenë djali i 89-vjeçares që e ka gjetur të zhveshur nënën e tij. Ismet Meçani tregon sesi e ka gjetur nënën dhe duke hedhur akuza se 36 vjeçari edhe e ka përdhunuar.

Sipas djalit Sajmiri nuk ka atesinë e tij por e ka mbajtur si fëmijën e vetë. Për Sajmirin ai thotë se ka qenë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një familjar tjetër, raporton Top Channel.

Policia e Divjakës e ka dërguar të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Për këtë është ngritur një grup pune nga mjekësia ligjore ku do të bëjë ekzaminimin e 89-vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve nëse është kryer marrëdhënie seksuale apo jo.

Dëshmia

U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.

Atë e ka djalin e djalit?

Po

Çfarë i kishte bërë nënës?

E kishte ç’veshur, kishte bërë punët e veta.

Po ai djali e pranon?

Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai. E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.

Kush e njoftoi policinë?

Unë

Ju dyshoni që e ka bërë?

Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.

Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?

Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje. Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin. Është djali i gruas, ka baba tjetër.  Kishte ardhur nga Greqia.

Të ngjashme