Lajme
Nikolla: Çlirimi i Kosovës, vepër e UÇK-së dhe popullit të Kosovës
Demokracia
19:56 | 12 Qershor 2022

Share:

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në mesazhin e saj Nikolla shkruan se çlirimi i Kosovës është vepër e UÇK e popullit kosovar, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, SHBA e NATO.

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO. Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë. Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të ngjashme