ShowBiz
Nike fiton procesin gjyqësor për këpucët ‘Satan Shoes’ të cilat përmbajnë gjak njerëzor
Demokracia
14:48 | 02 Prill 2021

Share:

Nike ka fituar procesin gjyqësor kundër kolektivit të artit Brooklyn MSCHF mbi ‘Satan Shoes’ e tyre të diskutueshme që përmbajnë një pikë gjaku njerëzor në thembra.

Atletet kushtojnë 1,018 dollarë dhe janë modifikuar si Nike Air Max 97 me një kryq të përmbysur të viztuar në to, një pentagram dhe fjalët “Luke 10:18”, transmeton Demokracia.com

MSCHF prodhoi këpucët në bashkëpunim me reperin Lil Nas X.

Ata thanë se vetëm 666 copë atlete u prodhuan dhe të gjitha përveç një plave janë shprëndarë te blerësit tashmë.

Nike pretendoi shkelje të markës tregtare, duke kërkuar nga një gjykatë federale në Nju Jork të ndalojë MSCHF nga shitja e këpucëve dhe t’i parandalojë ato të përdorin Sëoosh-in e saj të famshëm.

“MSCHF dhe këpucët e tij të paautorizuara Satan Shoes ka të ngjarë të shkaktojnë konfuzion dhe hollim dhe të krijojnë një lidhje të gabuar midis produkteve të MSCHF dhe Nike”, tha gjiganti i këpucëve sportive në proces gjyqësor./Demokracia.com

Të ngjashme