Lajme
Nikaj: Vendimi i MINT-it për Klanin, i paligjshëm dhe i marrë
Demokracia
19:27 | 28 Korrik 2023

Share:

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Nikaj tha se kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me aspiratat e Kosovës për BE.

“Mirë se vini në Kosovë, ku Qeveria është e zënë me mbylljen Klan Kosovës. Kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me aspiratat tona për Bashkim Evropian. Për më tepër, është i paligjshëm dhe i marrë”, tha Nikaj.

Të ngjashme