Lajme
Nikaj: Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëti që nga shpallja e pavarësisë
Demokracia
08:46 | 06 Janar 2024

Share:

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka vlerësuar se pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëta që nga shpallja e pavarësisë.

Ai ka bërë me dije se kjo është për fajin e Qeverisë Kurti.

Zyrtari i PDK-së ka vlerësuar se Kosova është nën masa të BE-së.

Unë besoj që Kosova gjendet në pozitat më të vështira në historikun e vet si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare. Në momentin kur ne po flasim Kosova është një vend nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe është i vetmi vend, duke përjashtuar Rusinë e Bjellorusinë, e cila në kontinentin evropian nuk ka status të kandidatit zyrtar për dallim prej vendeve tjera dhe Kosova është në një trysni të shtuar nga aleatët tanë që të lëviz para disa nga obligimet të cilat i ka në raport me miqtë ndërkombëtar e posaçërisht me dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Nikaj për EO.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka sjell asnjë rezultat në rrafshin e njohjeve.

Rezultatet e kostot po i paguajmë ne me këtë stagnim në arenën ndërkombëtare. Diplomacia jonë është e kënaqur me fotografi nga takimet të cilat liderët i kanë pasur nëpër vende të ndryshme, mirëpo rezultatet e prekshme për vendin tonë s’kanë ndodhur. Jemi bllokuar në anëtarësime, nuk ka njohje të reja, dialogu është bërë kryetema e raporteve edhe me BE edhe me SHBA dhe s’po shohim asnjë përparim në këto fusha”, është shprehur Nikaj.

Të ngjashme