Lajme
Nikaj: Ndoshta Kurti po bën bisedime të fshehta me Serbinë
Demokracia
21:50 | 20 Tetor 2022

Share:

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë, duke thënë se Kurti po fshihet nga dialogu.

“Ajo që kemi parë është se Kurti po fshihet nga dialogu. Po fshihet nga dialogu në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, po fshihet nga dialogu në raport me Serbinë, në raport me partitë opozitare, e më e keqja është se po fshihet nga dialogu edhe në raport me qytetarët e Kosovës”, tha Nikaj në Rubikon të Klan Kosova.

Nikaj tha se rrjedhja e drafteve nga dialogu do të thotë se Kurti po zhvillon bisedime të fshehta me miqtë ndërkombëtarë dhe palën serbe.

“Po duket se diskutime ka, vetëm nuk po dihen ato. Do të thotë kryeministri Kurti po bën bisedime të fshehtë, edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë, ndoshta edhe me Serbinë”, tha Nikaj.

Të ngjashme