Lajme
Nikaj: Kryeministri Kurti nuk po mundet ta tejkalojë opozitarin Kurti
Demokracia
21:19 | 18 Mars 2024

Share:

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerëson se kryeministri Albin Kurti nuk ka arritë me tejkalu “opozitarin Kurti”.

“Një mendësi e tillë si kjo e z.Kurti tregon vetëm një gjë, ne po humbim kohë për shkak të kauzave të vjetëruara të z.Kurti ne opozitë. Dmth kryeministri Kurti nuk po mundet me tejkalu opozitarin Kurti dhe me i vendosë interesat e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në prioritet të vendimeve të tij”, tha ai në Pressing.

“Qeveria ka arritë në vazhdimësi që Dialogun ta kthejë në dialog për çështje të brendshme të Kosovës, në dialog për çështje teknike. Për çështjen e dinarit ne i humbën një muaj, sepse së pari qeveria refuzoi të koordinohet me ndërkombëtarët, posaçësrisht me SHBA-në”, shtoi ai.

“Ikja nga përgjegjësia”, është mendësia e kësaj qeverie, sipas Nikajt.

Të ngjashme