Lajme
Ngritja e çmimeve, trazira në Haiti
Demokracia
16:50 | 04 Tetor 2022

Share:

Policia e Haitit ka hedhur gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që marshonin në rrugët e kryeqytetit, Port-au-Prince, për të protestuar kundër trajtimit të qeverisë ndaj mungesës së karburanteve dhe çmimeve në rritje.

Pamjet e së hënës treguan një burrë duke u mbajtur në barelë pasi pësoi një dëmtim në këmbë. Policia gjuajti edhe armë në ajër për të shpërndarë turmat, raporto AlJazeera, transmeton Express.

Haiti po përjeton një krizë të përkeqësuar të shëndetit publik dhe sigurisë pasi bandat kanë ngritur bllokada rrugore brenda dhe përreth Port-au-Prince të zemëruara për rritjen e çmimit të karburantit. Bllokada u ka hequr banorëve dhe objekteve mjekësore aksesin në ujë të pastër dhe gaz.

Dhuna e bandave është përkeqësuar në vendin më të varfër të Amerikës që nga vrasja e presidentit Jovenel Moise në korrik të vitit të kaluar, i cili e zhyti Haitin në paqëndrueshmëri më të thellë politike.

Të ngjashme