Lajme
Ngritet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte, ishte ish-gardian burgu në Prishtinë dhe Lipjan më 1998-1999
Demokracia
15:12 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Është ngritur aktakuzë ndaj një serbi me inicialet (D.M) për krime kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në kohën sa shërbente si gardian burgu në Prishtinë dhe Lipjan.

Prokuroria Speciale ka njoftua se ekziston dyshimi i bazuar mbi D.M se ai asokohe në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgjeve “(…) në mënyrë sistematike i kishin malltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme”.

Njoftimi i Prokurorisë Speciale:

AKTAKUZË KUNDËR NJË SERBI PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE

Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër D.M.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.M. ish gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore në mënyrë sistematike i kishin malltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Me këto veprime i pandehuri D.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Po ashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të ngjashme