Lajme
Ngritet aktakuzë kundër personit që keqpërdori pozitën zyrtare në Gjilan
Demokracia
13:13 | 05 Mars 2021

Share:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë një zyrtari komunal me inicialet A.E paso i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për qëllim të përftimit material, përcjell Demokracia.com.

“Gjilan, 05 Mars 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik ‘’NTP Blina’’, ka tejkaluar kompetencat e tij,”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrej:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjilan, 05 Mars 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik ‘’NTP Blina’’, ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që arrin marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit të lartcekur që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna e Kllokotit. Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro. Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka kryer veprën e sipërshënuar penale./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme